“Think outside the box” – Reklama kreative (1)

Një nga hapat më të rëndësishëm për të krijuar rekala të cilat tërheqin vëmendjen dhe mbahen mend gjatë është të bësh kërkim dhe të vish me ide të vecanta dhe kreative. Në këtë postim kam mbledhur disa reklama që vërtet më janë dukur interesante dhe tërheqëse:

1. Reklamë për një restorant italian (specialiteti i kuzhinës italiane, spageti):2. Kompania “Jobsintown” që ofron punë paraqet reklamën e saj nga një lavatrice me sloganin: “Jeta është shumë e shkurtër për punën e gabuar”:
3. Cokollata e famshme Kit-Kat nga Nestle zgjedh një stol për të paraqitur reklamën e saj:4. Një ide shumë interesante për të përdorur tymin që del nga një pusetë për t’i dhënë efektin e tymit të kafes dhe dizenjo e filxhanit përqark saj:5. Elasticiteti i Yoga-s paraqitet me shumë finesë në një pip i reklamuar nga një kompani për Yoga:6. Bateritë Duracell përapa shkallëve elektronike – simbolizojnë fuqinë e tyre:7. Dizenjo interesante e një gote kafeje:8. Fotocamera Cannon ka zgjdhur një autobuz për të kombinuar reklamën e saj:9. Mini Cooper është një nga kompanitë më kreative në ide për të reklamuar makinat. Meqenëse madhësia është ajo për të cilën klienti do të merakosej, shiko sa domethënëse është pozicioni ku ata e kanë vendosur reklamën e tyre dhe cfarë efekti krijohet:10. Ravensburger Puzzles del vërtet “outside the box” me këtë ide interesante:

Posted in Reklama Kreative | Leave a comment

Si të bësh efekte “aliene” me shkrimin në Photoshop?

Për të arritur këtë rezultat së pari duhet të ndërtosh një foto RGB me të cilën do të punohet. Kjo mund të hapet që në fillim kur e hapim programin ose më pas nga File>New… ose mënyra më e shkurtër është të përdorësh kombinimin e butonave  (Ctrl+N). Foto duhet të jetë RGB, rezolucioni 72 ndërsa madhësia varet sa dëshiron.
Background-i duhet të jetë i zi. Për këtë shumë thjesht, pasi e kliko OK tabelën, mer kovën (paing bucket që mund të meret duke shtypyr shkronvn ‘g’ në tastjerë) dhe zgjidh ngjyrën e zezë. Pasi mbaroi backgroundi i zi, zgjidh ngjyrën jeshile me të cilën do të bëhet shkrimi. Për të shkruar duhet të zgjidhet “Horizontal Type Mars Tool” që ndodhet në anën e majtë të dritares së punës: Tani mund të shkruash shkrimin që dëshiron. Më pas jepet ngjyra e shkrimit. Për këtë e zgjedh “foreground color” jeshile sic tregohet në figurë: Që të aplikohet effekti shko në: Edit > Fill.. >Backgound color:Tani shkrimi ka marë ngjyrën jeshile. Duhet t’i japësh efektet.
1. Shko në Select > Modify > Feather dhe zgjidh vlerën 2Pixels.
2. Duke qenë i selektuar shkrimi bëj, Filter > Blur > Radial Blur dhe zgjidh vlerat si në figurë:
3. Përsërite edhe një herë efektin e Radial blur që u bë në hapin e dytë. (kombinimi i butonave për këtë është Ctrl+F)
4. Zgjidh Select > Inverse..
5. Së fundmi përsërit edhe një herë hapin e dytë (Ctrl+F). Në qoftë se nuk ka cdo hap është ndjekur saktë përfundimi është foto në fillim të shkrimit. Me po të njejtën mënyrë mund të bëjmë efekte edhe në foto si për shembull foto më poshtë.

Posted in Tutoriale | Tagged , , | Leave a comment

Si të bësh efektin HDR në një foto duke përdorur Photoshop?

Ky është një tutorial i cili tregon si bëhet efekti HDR në një foto. Për këtë duhet një foto (e cfarë tjetër? :p ) dhe sigurisht programi Photoshop . Në këtë tutorial unë po përdor një foto të marë falas nga këtu.
Pasi që hape foton në photoshop do të duhet të ndjekësh vetëm tre hapa:

1. Apliko efektin për Shadows/Highlights:

Zgjidh Image > Adjustments > Shadow/Highlight,dhe vendose Shadows amount në vlerën 50% dhe Highlights amount në vlerë 53% e më pas zgjidh OK .

2. Hapi i dytë është efekti “desaturate” (heqja e ngjyrës)

Për të bërë këtë efekt duhet që fillimisht të duplikojsh “layer-in” (pra foton) duke e klikuar me butonin e djathtë të mouse-it mbi layer-in aktual dhe të zgjedhësh “duplicate layer”. Një mënyrë tjetër për të bërë duplikimin e layer-it është duke pvrdorur shkurtimin e butonave Ctrl + j.Pastaj zgjidh: Image > Adjustment > Desaturate. Kjo do ta bëjë foton bardh e zi (pa ngjyra).

Pas kësaj, ndryshoje opsionin e përzierjes së layer-it (pra ndrysho “blending mode”) në “Overlay”. Për më tepër figura e ilustron:

3. Hapi i tretë është aplikimi i opsionit High Pass Filter

Për të bërë këtë duhet të shtosh edhe një layer tjetër e cila do të jete kopje e layer-it të parë. Për këtë arsye duhet që ta duplikosh edhe një herë layer-in e parë. Kjo mund të bëhet në një nga mënyrat që u përmend më lart (më e shkurtra është duke qenë mbi atë layer kombinojmë Ctrl+j). Pasi që e duplikove atë, duhet ta vendosësh mbi të gjitha layer-at e tjera. Më në fund zbatojmë mbëi atë:, Filter > Other > High pass;Më pas duhet që ta ndryshosh vlerën e “radius” në një vlerë të lartë (mbi 60 sipas rastit të fotos). Në këtë rast vlera është 67,4 por mund të jetë edhe ndryshe.Pasi jepet efekti, shtyp OK. Dhe e fundit për këtë punë duhet që layer-t që po punojmë (pra i pari nga lart poshtë) t’i ndryshojmë opsionin e përzierjes (pra edhe njëherë ndrysho “blending mode”) në “Soft Light”.Përfundimi është:


Posted in Tutoriale | Tagged | Leave a comment