Si të bësh efektin HDR në një foto duke përdorur Photoshop?

Ky është një tutorial i cili tregon si bëhet efekti HDR në një foto. Për këtë duhet një foto (e cfarë tjetër? :p ) dhe sigurisht programi Photoshop . Në këtë tutorial unë po përdor një foto të marë falas nga këtu.
Pasi që hape foton në photoshop do të duhet të ndjekësh vetëm tre hapa:

1. Apliko efektin për Shadows/Highlights:

Zgjidh Image > Adjustments > Shadow/Highlight,dhe vendose Shadows amount në vlerën 50% dhe Highlights amount në vlerë 53% e më pas zgjidh OK .

2. Hapi i dytë është efekti “desaturate” (heqja e ngjyrës)

Për të bërë këtë efekt duhet që fillimisht të duplikojsh “layer-in” (pra foton) duke e klikuar me butonin e djathtë të mouse-it mbi layer-in aktual dhe të zgjedhësh “duplicate layer”. Një mënyrë tjetër për të bërë duplikimin e layer-it është duke pvrdorur shkurtimin e butonave Ctrl + j.Pastaj zgjidh: Image > Adjustment > Desaturate. Kjo do ta bëjë foton bardh e zi (pa ngjyra).

Pas kësaj, ndryshoje opsionin e përzierjes së layer-it (pra ndrysho “blending mode”) në “Overlay”. Për më tepër figura e ilustron:

3. Hapi i tretë është aplikimi i opsionit High Pass Filter

Për të bërë këtë duhet të shtosh edhe një layer tjetër e cila do të jete kopje e layer-it të parë. Për këtë arsye duhet që ta duplikosh edhe një herë layer-in e parë. Kjo mund të bëhet në një nga mënyrat që u përmend më lart (më e shkurtra është duke qenë mbi atë layer kombinojmë Ctrl+j). Pasi që e duplikove atë, duhet ta vendosësh mbi të gjitha layer-at e tjera. Më në fund zbatojmë mbëi atë:, Filter > Other > High pass;Më pas duhet që ta ndryshosh vlerën e “radius” në një vlerë të lartë (mbi 60 sipas rastit të fotos). Në këtë rast vlera është 67,4 por mund të jetë edhe ndryshe.Pasi jepet efekti, shtyp OK. Dhe e fundit për këtë punë duhet që layer-t që po punojmë (pra i pari nga lart poshtë) t’i ndryshojmë opsionin e përzierjes (pra edhe njëherë ndrysho “blending mode”) në “Soft Light”.Përfundimi është:


This entry was posted in Tutoriale and tagged . Bookmark the permalink.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s